8:50 AM
0





Mourinho “tremb” Napolin, dëshiron Higuain
helsea hidhet në sulm për sulmuesin argjentinas të Napolit Gonzalo Higuain. Sipas shtypi anglez londinezet janë gati të ofrojnë 60 milion Euro për ta marë “El Pipitan” që në muajin Janar. Lajmi bomb vjen nga prestigjiozja “The Sun”, duke frikësuar në këtë mënyrë tifozët e Napolit. Pasi është ankuar shpesh për formën e sulmuesve të tij, Jose Mourinho kthen sytë nga Higuain, duke parë tek argjentinasi alternativën më të mirë për të shkuar tek goli. Kjo dëshirë e trajnerit portugez mund të plotësohet nga pronari i Bluve të Londrës, Roman Abramovich, që ka menduar për një ofertë të cmendur. Nëse shifra prej 60 milion Eurosh do të konfirmohej, atëhere topi kalon në anën e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentis.
Shpesh herë numri një i të kaltërve është shprehur krenar për goditjen e verës, ku shpenzoi 40 milion Euro për të marë Higuain nga Real Madrid. Megjithatë përballë një oferte prej 60 milion Eurosh, pak a shumë e njëjta shifër si ajo e transferimit të Cavanit në verë, gjithcka mund të ndodhë, pasi me paratë e fituara, Napoli do të përforconte ekipin në disa reparte, sidomos në mbrojtje dhe mesfushë. Gjithashtu edhe sulmi do të mbulohej nga një tjetër futbollist me kualitet, Jackson Martinez i Portos, i cili është ndjekur edhe gjatë muajit Gusht.
Newer Post
Previous
This is the last post.

0 comments:

Post a Comment