Manchester United kërkon të bëjë një goditje të madhe në merkaton e
Janarit për të mos çuar dëm një sezon të nisur në mënyrën më të keqe.
David Moyes është i gatshëm të derdhë 40 milionë Paund në arkën e
Borussias së Dortmundit, për të transferuar në “Old Trafford” talentin e
kombëtares gjermane. Sipas “Daily Mail”, futja në lojë e Bayern Munich
ka alarmuar teknikun skocez që kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit
sa më shpejt që të jetë e mundur. Një tjetër prioritet në shtëpinë e
kampionëve të Anglisë mbetet edhe reparti i mbrojtjes, pasi nuk dihet
ende nëse Patrice Evra dhe Rio Ferdinand do të rinovojnë në fund të
sezonit.
Manchester United i ka fondet e nevojshme për të rifreskuar këto
sektorë, pasi shuma e destinuar për transferimin e Gareth Bale gjatë
muajve të verës, vazhdon të jetë në dispozicion të Moyes, i cili ka për
detyrë të identifikojë emrat e duhur për të përforcuar skuadrën që mori
në dorëzim nga Sir Alex Ferguson. Gjithsesi, një problem i madh që mund
të shfaqet në merkaton e Janarit është fakti se blerjet e reja nuk mund
të luajnë në UEFA Champions League për shkak të aktivizimit me skuadrat e
tyre aktuale dhe njëri prej tyre është edhe 24-vjeçari, Marco Reus.
Home
»
»Unlabelled
» Manchester United kërkon Marco Reus
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment